Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka dalë në krah, kreut të LDK-së, Isa Mustafës pas deklaratave që mbrëmë i dha në emisionin Pressing në T7, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raporton Gazeta Express.
Berisha ka shkruar në Facebook se Edi Rama me gjuhën e një mashtruesi ka ofenduar ish-kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.
Kjo sipas tij po ndodh pasi që Mustafa e ka kundërshtuar projektin e Serbisë së Madhe, që ai e ka quajtur Minischengen.
“Ai me qendrimin e tij beri te deshtoje perfundimisht perpjekja e re e treshes famzeze te tradhetareve te Kombit; Esad Toptanit te Ri, Baton Stanishiqit per krijimin sipas projektit te fundit te patronit te tyre, serbomadhit Vuçiç, te Jugosllavise se Re”, ka thënë ai.