Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për media ka komentuar seancën e djeshme plenare dhe raportimin në Kuvend të kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Teksa e konsideroi seancën e djeshme si një tragjikomedi, Berisha deklaroi se Dumani u frikësua nga opozita dhe pyetjet që kjo e fundit kishte përpiluar kundrejt tij.
Berisha theksoi se mospranimi i pyetjeve direkte nga deputetët e opozitës, përbën një akt të pashembullt.
“Regjistrohet në analet e Parlamentit, si dita e kapitullimit pa kushte të pseudo mazhorancës së krimit dhe jo vetëm asaj, por para shqiptarëve dhe mbarë botës mercenarit të Edi Ramës, Altin Troplini.
Ju dje në një teatër tragjikomikë patë sesi pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligje, kushtetutën, vetëm në diktatin e Dumanit i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt.
Në gjithë parlamentet e botës, pyetjet bëhen me shkrim dhe gojë. Dorëzohen me shkrim në mënyrë që, zyrtari që pyetet ti jepet mundësia të përgatisë përgjigjen. Deputeti Tritan Shehu ndodhej dje në parlamentin e Italisë dhe merrte në telefon, këtu është gjeja më absurde, por i keqpërdori dhe i keq shfrytëzuari në ekstrem nuk i duronte dot pyetjet. U bë një kompromis: ai kompromis u bë pas një përpjeke të madhe të opozitës e cila donte që shqiptarët të mësonin të vërtetat e këtij sistemi të falimentuar. Kompromis ishte që zyrtari lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve, autori i pyetjeve të shprehej për përgjigjet që ai dha. Kjo funksionoi shumë mirë, ndonëse ju e patë vetë pozitën mjerane në të cilën u ndodhën palët tona kundërshtare”, deklaroi Berisha.
Ky i fundit theksoi se seanca e djeshme, ishte një shkelmim ndaj Kushtetutës.
“Për të gjitha ata që njohin gjuhën e trupit: ai fliste si i kapur. Kurse ata të cilët shkelmuan Kushtetutën, vetëm se ai kishte frikë nga pyetjet direkte se i dukeshin si shigjeta, e lëshuan në rënie të lirë.
Kishin frikë nga opozita mos i nxirrte dosjet në parlament që i fshihte Troplini.
Përpjekja për të vërtetat triumfoi aq bukur. Kompromisi i krimit midis mercenar Dumanit dhe pengjeve të tij në mazhorancë prodhoi ato skena të papërsëritshme”, tha ai.

