Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend, duke thënë se formimi i Qeverisë aktualisht është i pamundur.
Sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk dëshiron ta formojë qeverinë për shkak të mungesës së guximit, ndërsa opozita refuzon të marrë përgjegjësi dhe postin e kryeministrit.
Për gjashtë muaj, sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë mësuar të jetojnë edhe pa qeveri, Kuvend e President, ndërsa institucionet po vazhdojnë të paguhen pavarësisht bllokadave politike.
“Kurti nuk don me bo Qeverinë se s’guxon.nga opozita, askush s’guxon me marr postin e Kryeministrit! Do të shkojmë në zgjedhje, pas zgjedhjeve e njejta situatë askush s’ka guxim me marr përgjegjësi, askush me askënd nuk bon koalicion dhe askush nuk lëshon rrugë. Askush nuk dinë asgjë, por rrinë sikur dinë diçka sepse e kanë njerin mrena..Disa mërziten për Presidentin, Disa bëjnë protesta, të tjerët bëjnë homazhe. Për 6 muaj populli i Kosovës mësoj se po bojka edhe pa Qeveri, edhe pa Kuvend edhe pa President. Dhe ne po i mbajmë sikur barrë dhe po i paguajmë institucionet që po bojka edhe pa to..”, shkroi Berisha.