Berisha : Ose zbatim marrëveshjes Prishtinë-Beograd ose luftë. Bashkim jo vetëm Kosovë-Shqipëri, por i gjithë trojeve shqiptare

273
fresco

Ish- kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zbatohen ose në të kundërtën luftë. ” Ose ato marrëveshje të zbatohen ose luftë ka”

“Ose ato marrëveshje të zbatohen ose luftë nuk ka alternativë tjetër. Dialogu dhe marrëveshja Prishtinë -Beograd është jetike për paqen dhe stabilitetin por është një cështje që ka dy rruge ose dialog ose luftë. Ato marrëveshje duhet të konsolidojnë procesin e paqes dhe të lënë pas armiqësitë e së shkuarës”, deklaroi ai.

Ai ka thënë se shqiptarët respektojnë paqen dhe ligjet ndërkombëtare, por nëse preket Kosova nga serbët, atëherë shqiptarët do të reagojnë si një komb i vetëm dhe do të bashkojë të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë.

 

 

Ai akuzoi Ramën se reagoi 24 orë me vonesë për trenin serb dhe se u fut nën jorgan. Gjithashtu, Berisha tha se një diplomat i huaj i ka thënë se Rama ka marrëveshje me Vuçiçin.

“Nuk kishte qëndrim më të turpshëm se ai i ekzekutivit shqiptar, në një moment që mund të shpërthente lufta. U fut nën jorgan dhe reagoi pas 24 orësh. Një diplomat i huaj më thoshte se ka mundësi të ketë një marrëveshje mes tij dhe Sandrit (Vuçiç)”, tha Berisha.

“Ne ndaj çdo agresioni ndaj shqiptarëve, do të reagojmë si një komb i vetëm. Ne respektojmë paqen, por në qoftë se vini me agresion, do t’u përgjigjemi me të gjitha mundësitë dhe mjetet tona.

Dua të bëj një saktësim te Ben Blushi. Jo bashkim me Kosovën, por të bashkohen të gjitha territoret shqiptare. A doni të hyni në këtë proces?! Të lopës janë ata?! Ne pranojmë paqen, Shqiptarët nuk do të jenë të humbur”, vijoi Berisha.

Vijon…

Comments