Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Presidenti Bujar Nishani ka pritur në një takim në presidencë, ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Takimi mes tyre nisi rreth orës 14:30 dhe ka zgjatur afërsisht 60 minuta.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar e kërkuar nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, diskutoi lidhur me çështjen “Balili” si dhe në luftën pakompromis ndaj fenomenit kriminal të trafikut të lëndëve narkotike në vendin tonë.
Takimi i Berishës me Nishanin vjen një ditë pas përplasjes së fortë mes ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla./Albeu.com/