Berisha thirrje Ramës dhe Mustafës: Solidarizohuni me Shkupin

237

 

berisha-mustafa-rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e përmbytjeve në Shkup, ku të paktën 10 prej tyre janë shqiptarë.

Me një mesazh në profilin e tij në Facebook, Berisha i bën thirrje qeverive në Tiranë e Prishtinë që të solidarizohen me Shkupin dhe të japin ndihma materiale.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Përmbytje dhe viktima në Shkup, ndër to mbi 10 janë shqiptarë!

Mbrëmë Shkupi përjetoi një përmbytje pothuaj të rrufeshme me dhjetëra viktima dhe të zhdukur si dhe dëme të mëdha, shkatërrime të banesave dhe infrastrukturës. Nga 20 viktima të njoftuara deri tani 10 janë shqiptare.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe autoriteteve zyrtare të Shkupit dhe të Maqedonisë.

Gjithashtu i bëj thirrje qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës të kontribuojnë në shenjë solidariteti me ndihma materiale për zonë dhe familjet e përmbytura për kapërcimin sa më të shpejtë të pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore!

Comments