Berishës nuk i japin ujë në Kuvend, e merr ‘borxh’ (Video)
Gjatë seancave parlamentare bie në sy fakti se kur ish-kryeministri Sali Berisha flet në podiumin e fjalimeve, konsumon shumë ujë. Shërbimi i Kuvendit e ka për detyrë që në podium të vendosë një shishe ujë për çdo folës të radhës.
Në nisjen e sesionit të ri parlamentar të Vjeshtës, ish-kryeministri mori fjalën dhe pasi disa minutash vuri re që në podium mungonte shishja e ujit. Berisha, ndërpreu fjalën, zbriti nga podiumi, shkoi tek krahu i djathtë i parlamentit, konkretisht deputetja Tabaku, mori një shishe ujë dhe u ngjit në podium, ku rimori fjalën, duke shuar etjen herë pas here me shishen e ujit të marrë ‘hua’. Kështu dhe në fund të fjalimit, ku teksa zbriti nga podiumi, u kujtua që harroi shishen. U rikthye dhe mori shishen e ujit që kishte harruar, shkruan Balkanweb.
Vihet re se shishja nuk i kthehet Tabakut, sepse Berisha do ngjitej sërish në podium për të folur për çështje të tjera.