Bërllokun që nuk e hoqi as festa (Foto)

412

Kontejnerët bosh, anash tyre plotë mbeturina. Kjo është pamja që shihet tash e sa vite në shumë vende të Prishtinës. Kjo pamje u duke edhe në ditën e festës së Bajramit të vogël.

Një krevat, disa guaska tualeti e orendi tjera shtëpiake që një muaj po qëndrojnë bri kontejnerëve në mes të rrugëve “Rrustem Statovci” e “Isa Kastrati” tek Parku i qytetit.

Kompania Regjionale “Pastrim” bënë vetëm zbrazjen e kontejnerëve, ndërsa Komuna e Prishtinës e ka të angazhuar një kompani privatë që kohë pas kohe merr aksion për heqjen e mbeturinave të ngurta, shkruan lajmi.net.

Natën e festës së Bajramit, kompania e angazhuar nga komuna “Dardania” është parë në disa zona duke hequr këto lloje të mbeturinave, por, jo edhe ato mbi Parkun e qytetit.

Comments