Me deklaratën e fundit, Silvio Berlusconi është tallur me situatën e keqe që po kalon Milani.
Bosi italian, aktualisht është në krye të klubit të Monzës që militon në Serinë C, nuk i ka kursyer batutat, teksa në një prononcim të shkurtër për mediat italiane u shpreh: “Kam folur me presidentin aktual të Milanit dhe i thashë të organizojmë një miqësore. Do të fitojmë 3-0 (qesh). Kush ka parë Monzën së fundmi është argëtuar dhe i ka shijuar ndeshjet. Dallohet efekti i skemave të studiuara nga unë, Broki dhe Galiani”.
Silvio Berlusconi është një ndër presidentet më të suksesshëm të Milanit.