Bërnabiq: Nuk folëm për Kosovën me kryeministrin dhe ambasadoren e Maqedonisë

306
fresco

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se në takimin e të martës me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev nuk ka folur për mundësinë që vendi fqinj ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Madje sipas Bërnabiq kjo nuk ka ndodhur as me ambasadoren maqedonase, Verma Jovanovska, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Asaj i është kërkuar nga mediat që ta komentoj një gjë të tillë, por që ka thënë se kjo nuk ka qenë tema e takimeve që ka zhvilluar me Zaev dhe Jovanovska. Ajo vetëm ka thënë se Serbia do të bëjë më të mirën dhe se me Maqedoninë kanë raporte shumë të mira.

Comments