Besa Arifi: Pengesat nga ana e Anevskit për rastin “Sopoti’, nuk kanë bazë ligjore

174

Moebel THEMA

294110-1

Një ditë pasi anëtarët shqiptarë të Këshillit të Prokurorëve u distancuan nga qëndrimi i kreut të këtij Këshilli, Petar Anevski për rastin Sopoti, profesorja e së drejtës penale Besa Kadriu i ka quajtur të qëllimshme pengesat që kjo lëndë të kalojë në duart e ekipit të Katica Janevës. Për të nuk ka asnjë dilemë se rasti i Sopotit duhet ti jepet Speciales dhe obstruksionet në këtë drejtim sipas saj bëhet me qëllim që të mos zbardhet e vërteta, që do të dëmtonte edhe më rëndë imazhin e gjyqësorit në Maqedoni

“Ky rast ka qenë tërësisht i montuar dhe personat që janë në burg janë faktikisht të pafajshëm, dhe kjo ka qenë diçka e dëgjuar edhe nga bisedat telefonike , atëherë kjo në qoftë se do të realizohet para Prokurorisë speciale, do të ishte një provë që me të vërtetë organet publike të gjyqësisë në Maqedoni kanë punuar sipas disa principeve të tjera, e jo sipas principeve të drejtësisë. Pikërisht kjo është arsyeja kryesore pse hezitohet kjo lëndë ti jepet Prokurores speciale, duke qenë se ky është tash për tash vlerësohet si një organ i cili më transparente punon me lëndët që i ka”, deklaroi profesoresha Besa Arifi

Një arsye tjetër, për pengesat e kreut të Këshillit të Prokurorëve rreth zbardhjes së të vërtetës për rastin Sopoti, mund të jetë edhe kostoja e dëmit që në rast pafajësie duhet ti paguajë shteti personave që kanë vuajtur me vite në burg.

“Fshehja e këtyre rasteve dhe parregullsive në gjyqësorin e Maqedonisë nga ato që kanë ndodhur deri tani, nuk zgjedh problemet e krijuara deri tani në gjyqësorin e Maqedonisë, dhe prandaj ne herët a vonë ne duhet të përballemi me ato. Njëherë e përgjithmonë të mundësojmë që gjyqësore në Maqedoni me të vërtetë të reformohet, e jo vetëm deklarativisht të reformohet.”, shtoi Besa Arifi.

Prokuroria Speciale më 4 nëntor deri tek Prokuroria themelore publike parashtroi kërkesë për dorëzimin e rastit, “Sopoti”, mirëpo kjo kërkesë u kundërshtua me arsyetimin se lënda daton para vitit 2008 dhe se Specialja nuk është kompetente për të. Por sipas profesores Besa Arifi dhe shumë ekspertëve tjerë juridik, asnjë ligj nuk i jep të drejtë Prokurorisë themelore publike që të ndaloj që rasti “Sopoti” t’i dorëzohet ekipit të Katica Janevës

Comments