Besa Arifi: Prokuroria Speciale Publike po sabotohet nga të gjitha institucionet

166

Besa Arifi, njohëse e çështjeve juridike, thotë se reagimi i Prokurorisë – që mbikëqyret nga pushteti dëshmon – se Prokuroria Speciale që është formuar në bazë të marrëveshjes politike, e që ka edhe mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare, vazhdon të jetë nën presionin e të gjitha strukturave shtetërore.

“Sabotimet vijnë nga të gjitha institucionet…në veçanti janë shqetësuese mënyrat se si vendosin gjykatat lidhur me lëndët e Prokurorisë Speciale dhe kërkesat e saj, qofshin ato kërkesa për paraburgim apo masa të tjera të kësaj natyre, por edhe për kërkesa tjera shumë të rëndësishme për përjashtimin e gjyqtarit kur Prokuroria mendon se nuk do të jete i paanshëm dhe objektiv në zgjidhjen e rasteve”, thotë Arifi.

Comments