BESA demanton se dje është takuar me LSDM-në
Nuk kemi patur asnjë takim, të gjitha janë spekulime, kështu i komentoi Orhan Murtezani, zëdhënësi i Besës, informatat të cilat dolën mbrëmë nga disa media se zv. Kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, ka patur takim me përfaqësues të tyre.
Në pyetjen, se a është kyçur Besa në bisedime me LSDM-në për mbledhjen e nënshkrimeve për fitim të mandatit për formim të qeverisë, Murtezani për “Plusinfo” deklaroi:
“Nuk është planifikuar ende asnjë takim. Kemi komunikime të vazhdueshme me LSDM-në, por asgjë nuk ka të bëjë me mbledhjen e nënshkrimeve për mandatin” , tha Murtezani.