“Apelojmë deri te qeveria që të lërë qytetarët e lirë të punojnë dhe në vend se të merren me këto raste, Qeveria të punoj më shumë në zbardhjen e rasteve të montuara politike si dhe pavarësimin e gjyqësorit në vend. Nësë ky aksion policor ka të bëjë me heshtjen e dështimit nga “fshesa” e paralajmëruar atëherë kjo qeveri për fat të keq ka hyrë ne filmin e regjimit të kaluar, ku skandalet e veta i mbulonin përmes aksioneve spektakulare policore që në fund pas terrorizimit dhe dhunës ndaj familjeve të pafajshme, përfundonin me kërkim falje se aksionet policore janë bërë gabimisht”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.