BESA: “Të shtyhet afati i regjistrimit të votuesve të kontestuar”
Lëvizja BESA i është drejtuar me një letër Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku kërkohet shtyrja e afatit për regjistrimit e 40 mijë votuesve të kontestuar padrejtësisht nga regjimi VMRO-BDI. Në këtë letër, mes tjerash, në letrën e dërguar Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Lëvizjes BESA ka shkruar: “Duke e pasur parasysh gjendjen e rëndë pas vërshimeve në disa rajone të Republikës së Maqedonisë dhe pamundësinë e shumë qytetarëve që të lëvizin, respektivisht të ballafaqohen me regjistrimin e tyre, si dhe vendimin e nxjerrë nga ana e Qeverisë për ekzistimin e gjendjes së krizës në rajonet e Tetovës dhe Shkupit, e cila do të zgjasë 15 ditë, ne si Lëvizje BESA kërkojmë nga ju që si institucion kompetent dhe duke e vlerësuar këtë gjende të jashtëzakonshme, të merrni vendim për prolongimin e afatit të caktuar deri më 19 gusht 2016, për një afat shtesë prej 15 ditëve, aq sa do të zgjasë gjendja e krizës, e paraparë për paraqitjen e qytetarëve në njësitë rajonale ose zyrat e vetëqeverisjes lokale, të cilët bëjnë regjistrimin e qytetarëve (votuesve) që pas kontrollit administrativ dhe në terren janë në listën për t’u fshirë nga lista zgjedhore, gjegjësisht për të cilët ka mospërputhje të të dhënave të qytetarëve në listën zgjedhore”.