Besir Ramadani një talent që po shfaqet në horizont

Ka gjithandej talente shqiptarë të futbollit por ndonjëherë shumica janë viktima të harresës, ose mediat shpesh nuk i trajtojnë si të barabartë.Ka futbollistë që ndonjëherë kanë humbur nga talenti i tyre sepse nuk janë trajtuar nga klanet që ekzistojnë në klube të ndryshme, një fenomen që nuk është se ndodhë vetëm në futbollin e Maqedonisë, por edhe këtu është shumë aktual.Shpesh talentet e tyre janë shuar në momentin më të mirë .Faktiditor do t’u sjellë talente të ndryshme që nuk kanë patur mundësinë e publicitetit, por që kanë shpërfaqur ndeshje të mira, kanë kaluar të gjitha fazat në shkollat e futbollit por asnjëherë nuk kanë qenë të ekspozuar në media vetëm për faktin se ata kanë ditur të luajnë futboll dhe nuk janë marrë me pjesën tjetër po aq të rëndësishme.
I ka të gjitha karakteristikat e një mbrojtësi qendre duke filluar nga teknika që posedon, talenti që shpërfaq në ndeshje të rëndësishme dhe mbi të gjitha mosha e re që i mundëson një karierë të madhe në futboll.Aq më tepër kur tashmë ai ka qenë edhe në Reprezentacionin U-16. Ky është Besir Ramadani , lojtar i KF Shkupi që njihet si çerdhe e talenteve të reja dhe një klub me histori dhe trofe në Maqedoni në të kaluarën.Shkupi edhe sot është pjesë e klubeve elitare në futbollin e Maqedonisë dhe një ndër këta talente ka pikërisht edhe qendërmbrojtësin Besir Ramadani i grup moshave të reja që është aktivizuar edhe në ekipin e parë në disa ndeshje të rëndësishme kampionale.Lojërat e tij nuk kanë mundur t’i ikin edhe syrit të selektorit që drejton Reprezentacionin U-16 ku ka zhvilluar nëntë ndeshje . Por synimet e Besirit nuk ndalen këtu.Ai nëse nuk do të ketë pengesa të natyrave tjera do të duhet të aktivizohet me Reprezentacionin e Maqedonisë U-17.
Përndryshe Besir Ramadani është nga Studeniçani .Atë e pret një perspektivë e madhe në futboll ndërsa synimet e tij janë që ai të vijojë karierën e tij në klube të mëdha jashtë vendit në të ardhmen./Faktiditor/.
