Bexheti: Lëvizja Besa nuk do të ketë sukses, shqiptarët e Maqedonisë vendosin kombin para fesë (Video)

282

Image result for nuri bexheti

Mbrëmë në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express, për RTV Dukagjinin, historiani shqiptar nga Maqedonia, Nuri Bexheti, ka folur për pozitën e partive shqiptare në skenën politike të Maqedonisë.

Bexheti ka thënë se votat shqiptare nuk do të ndryshojnë, edhe përkundër rrethanave dhe krijimit të partive të reja.

Sipas tij, BDI’ja e Ali Ahmetit do të vazhdojë të jetë partia më e madhe, edhe pse pas skandaleve do të ketë rënie të deputetëve, ndërsa pas saj do të renditet PDSH’ja e Menduh Thaçit.

Lëvizja Besa, që hyn në garë në këto zgjedhje dhe si parti shqiptare me parime të fesë islame, sipas Bexhetit nuk do të arrijë sukses.

Ai ka thënë se edhe përkundër faktit që kjo parti gjatë fushatës është përkrahur mjaft shumë, shqiptarët para kutive të votimit do të zgjedhin laicitetin para religjionit, sepse ata së pari janë shqiptarë, e më pas në masë të madhe myslimanë.

Comments