BFI apel: Të dëshmojnë solidaritetin islam dhe t’ju dalin në ndihmë të goditurve nga kjo fatkeqësi

211

Me rastin e vërshimeve katastrofale të cilat kapluan mbrëmë vendin tonë e të cilat mund të përsëriten edhe në ditët e ardhme, apeloj te të gjithë besimtarët muslimanë në Maqedoni, të dëshmojnë solidaritetin islam dhe t’ju dalin në ndihmë të goditurve nga kjo fatkeqësi.

Gjatë sprovave të këtilla përpara të cilave vehet njeriu, më së miri dëshmohet humaniteti dhe vëllazëria jonë e Allahu xh. sh. mund të na përballë të gjithëve me situata të këtilla ankthi e vështirësie. Kuptohet, ndihmesa jonë duhet të jetë e pa kursyer edhe ndaj të gjithë të tjerëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre.

Në veçanti apeloj te të gjithë të punësuarit në BFI në RM që të bëjnë të pamundurën për të ndihmuar të rrezikuarit, të bashkëpunojnë me shtabet emergjente ku do që ato ndodhen, të ofrojnë hapësirat tona për nevojtarët.

Viktimat që pësuan nga kjo katastrofë, Allahu i shpërbleftë me xhenet kurse familiarëve të tyre ua shtoftë durimin.

Bashkësia Islame e Maqedonisë do të jetë përherë pranë të gjithë pjesëtarëv të vetë dhe nuk do kursejë asgjë për të ndihmuar e për  t’ua zbutur dhembjen në këso situatash të jashtëzakonshme. Allahu xh. sh. le të jetë I Mëshirshëm ndaj neve.

Reisul Ulema I BFI në RM
h. Sulejman ef. Rexhepi

Comments