Biden riaktualizon çështjen e vëllezërve Bytyçi në Beograd

219

Biden riaktualizon çështjen e vëllezërve Bytyçi në Beograd

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, që do të vizitojë edhe Kosovën edhe Serbinë javën e ardhshme, do të ketë takime me udhëheqësit e të dy vendeve.

Në Beograd, ai pritet të diskutojë çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara ende, raporton VoA.

Familjarët e tre vëllezërve Bytyçi si dhe organizatat humanitare shpresojnë që vizita të nxisë autoritetet serbe që të ndërmarrin hapa konkrete për ndriçimin e kësaj vrasjeje.

Rreth sqarimit të vrasjes janë bërë premtime, por duket se mungesa e vullnetit politik ka penguar vënien e autorëve para drejtësisë.

 

Comments