Bie besimi i qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës (VIDEO)

316

Në një raport të UNDP-së thuhet se vetëm 30 për qind e qytetarëve kanë besim tek institucionet dhe qeveria e Kosovës.

Menaxheri i projektit Pulsi Publik, Atdhe Hetemi, tha se në këtë anketë tregohet që kosovarët kanë kënaqshmëri më të madhe te puna e presidentit në krahasim me institucionet e tjera.

Ndërsa sipas anketës, del se kënaqshmëria me punën e gjyqësorit është ulur rreth 6 dhe 3 pikë përqindje nga tetori 2017.

Kronikë nga Enis Reçica

Comments