Bie bora e parë pas 54 vjetësh në Tokio

183
tokioball

Në Tokio ka rënë bora e parë në nëntor, pas 54 vjetësh, informon REL. Banorët e kryeqytetit të Japonisë janë zënë në befasi, pasi temperaturat në këtë kohë zakonisht sillen nga 10 deri në 17 gradë Celsius. Bora e papritur ka shkaktuar vonesa në transportin publik.

Stacioni Meteorologjik i Japonisë ka kujtuar se kjo është “bora e parë e nëntorit” që nga viti 1962. Vitin e kaluar, bora e parë në Tokio ka rënë në janar.

Comments