Bie nga kati i 12, vdes kampioni rus i shahut (FOTO)

151
fresco

midle
2

Kampioni rus i shahut Yuri Yeliseyev, 20-vjeç, ka humbur jetën pasi ra nga ballkoni në katin e 12 të apartamentit të tij në Moskë, të shtunën mbrëma.

Një nga miqtë e tij, Danil Dubov, tha se Yuri po përpiqej të kalonte në një ballkon tjetër, por rrëshqiti.

Yeliseyev raportohet se kohët e fundit praktikonte sportin e “parkur” (vrap i lirë mbi pallate apo terrene të vështira), dhe shpesh i pëlqente të ngjitej ose vraponte nëpër çati.

Yeliseyev u shpall kampion bote i të rinjve në shah në vitin 2012 dhe mori titullin mjeshtër që në moshën 17-vjeçare.

Ai fitoi turneun “Moscow Open” në vitin 2016 dhe zuri vendin e 42-të në listën e mjeshtrave rusë. Renditja e tij botërore është 212.

Policia tha se nga plagët që kishte në trup dukej qartë se ishin lëndime nga rënia nga kati 12.

“Sot vdiq miku im i ngushtë, një lojtar shahu i shkëlqyer, një nga njerëzit më të talentuar që unë njoh, Yuri Yeliseyev,“ shkruajti Danil Dubov në Facebook.

1

Comments