Bie numri i femrave që raportojnë dhunë në familje



Sipas Raportit të Statistikave të titulluar “Burrat dhe gratë 2014-2015”, i publikuar nga Agjencia e Statikëve të Kosovës, shihet që nga viti 2010 ka pasur rritje të numrit të raportimeve për dhunë në familje, ndërkohë që të dhënat për vitin e kaluar i kanë përmbysur statistikat, shkruan lajmi.net.
Në vitin 2010 për dhunë në familje kanë raportuar 764 gra e 190 burra. Në vitin 2011, dhunë kanë raportuar 813 gra dhe 239 burra.
Në vitin 2012, kanë raportuar dhunë 822 gra dhe 319burra, në vitin 2013, 869 gra dhe 220 burra, në vitin 2014 kanë raportuar dhunë 894 gra dhe 372 burra, ndërsa në vitin 2015 kanë raportuar dhunë 745 gra e 184 burra.
Për dhunë të raportuar sipas regjioneve, prinë Prishtina. Në këtë regjion në vitin e kaluar janë raportuar 210 raste nga femrat dhe 18 nga burrë. Në vendin e dytë është regjioni i Prizrenit me 147 raportime nga grat dhe 46 nga burrat dhe në vendin e tretë është Ferizaj me 114 rast të femrave dhe 51 të meshkujve. /Lajmi.net/