Bien shkëmbinj masiv, bllokohet rruga Bajram Curri-Valbonë
Një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit mëngjesin e kësaj të marte në aksin Bajram Curri-Valbonë.
Ngjarja ka bërë që fëmijët të mbeten pa shkollë për shkak të rrugës së bllokuar e po ashtu ka penguar të rriturit për të vajtur në vendet e punës.
Banorë të zonës informojnë se masivi është larguar më pas nga ky aks, por shtojnë se ndihen të rrezikuar nga kalimi në këtë rrugë pasi shkëputja e masivit malor nuk është një fenomen i rrallë. /TopChanel