Shkruan Arlind Farizi
Jeni me fat ju bijtë e babës. Se baba juaj ka fat politik. Babai im ka fat falimentuesi, punëtor i denjë Teteksi… Babai yt ka para. Babai im ka para borxhe, sepse shkolloi bijtë e vetë duke shitur çdo centimetër tokë.
Jeni me fat ju Bijtë e babës, shijuesit e bukës së shtrenjtë, drekës së shtrenjtë me mishi të pjekur në gur vullkanit, ju provuesit e parë të telefonit të shtrenjtë, ju vozitësit e veturës së shtrenjtë, ju blerësit e jeansave të shtrenjta. Sa fat kishit pasur Ju. Fat të jesh nën çadrën e babait me fat politik. Çadër e madhe sa havaja… Sepse të rëndë e ka thirrjen babai yt, kryeja punën djalit tim, është djali im, jepja notën djalit tim, mos e mundon djalin tim, liroja udhën djalit tim…
Ju bijtë e babës, të lindur nën spermën edukuese dembelues të babës, jeni kopja që vrapon ta zë atë kopjen e njeriut postmodern. Të pabrekë, të pashkollë, ta paveshur mirë, tash jeni super talentë, jeni super të veshur, jeni superman…
Sa e pasosur është kartela kreditore e babës tuaj, sa dreka hani me nënshkrimin e babës tuaj me fat politik, sa femra dërgoni në hotele se jeni djali filanit, e filani do ju fus në punë…
Sa femra ju duan pikërisht për hir të babës…
Sa shokë ju ngjiten si balta këpucës sall për t;ju kryer shërbim babai yt i njohur gjithandej.
O bijtë e baballarëve të njohur, të njohur për kohë të shkurtër, të pasuruarit për kohë të shkurtër, trashëgimtarë të pronave, veturave dhe buxhetit të madh
U përgëzoj, juve, Bijtë e Babës, emra që shkëlqeni rrejshëm, emra askushësh që përcaktoheni nga imazhi babës me post politik, emra të panjohur që u bëtë njohur për hir e hatër t’babës, emra të lakueshëm pa kurriz, emra njerëzish puding që marrin formë në çdo tegel politikë me ambalazh kuq e kaltër…
Ju jeni më të mençurit, të diplomuarit e shpejt, të punësuar e shpejt, të magjistruarit e shpejt, o botë shpejtësie e çuditshme shkollimi, blic doktorimim, kontinuitet shkatërrimi… Një notë vlen më pak se një sms i babës.
Ju jeni të më të bukurit e botë, më frerët, pas juve rrënohen anësh femra e femra, lisat përkulen kur ju shohin rrugës. Ju visheni shtrenjtë dhe ndërroni teshat shpejt. Jakëbardhë si puna e pistë e babës… Gjitha këto me kartelën kreditore politike të babës.
Ju keni veturë të shtrenjtë. Madje me xhama të zi, ku tinëz futët e dashura e dikujt, që si blen si duhet lumturinë, e kompenson pjesën e mbetur me djalin e babës…
Ju keni vila, ku vikendit takoheni me miq e thithni mariuhanë. Vetëm këtë punë nuk e di baba për të tjerat vazhdimit të uroj, eh djali babës, t’ia kalosh babës…
Ju bijtë e babës, jeni dëmi mi madh kombëtar, jeni shkatërruesit e vlerës së gjithçkasë, arsimit, sportit, politikës, edhe asaj ndjenjës më sublime të njeriun të dashurisë…
Ju jeni prishësit e rendit, ju jeni ngacmuesit, ju jeni vozitësit e shpejtë rrugës, ju jeni mospaguesit e kafeve, jeni çallëmxhinjtë e pameritë, jeni shenjuës e të keqes kolektive…
Jeni të punësuar e pameritë, jeni të dobëtit e fushës ku ke blerë diplomën, jeni takatultit e botës, jeni shëmbulli i keq, manipulatorët, prepotentët, shizofrenët…
Ju, bijtë e babës, që edhe nga vdekja e babës ju vjen mbrojta, ju them se jeni kipca të vetvetes tuaj, jeni kopja më e keqe e asaj që synoni, jeni pamja e regjura e kohës, jeni falco, jeni falco njerëz…
Ju, bijtë e babës do perëndoni si dielli, babës tuaj s’do i hahet llafi më, ai s’do ketë më fuqi të ngre telefoni të kërcënojë prishësit e rehatisë së fëmijëve parazitë, baba juaj një ditë do vdesë fizikisht ose politikisht. Çdo bëni ju, pastaj, si do bëni punën, si do dilni para studentëve, si do mashtroni, si do reketoni, si do i ktheni borxhet, si do mbroheni, a do hani turpin me bukë?!…/Faktiditor.ch/.