BIK: Avioni që u nis sot nga Prishtina për në haxh pësoi defekt teknik

470

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se aeroplani me të cilin janë nisur grupi i dytë i besimtarëve për pelegrinazh në Mekë kanë mbetur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, si shkak i një defekti teknik i mjetit transportues.

BIK-u një gjë të tillë e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa kanë kërkuar falje për vonesat e shkaktuara, shkruan lajmi.net.

Moebel THEMA

“Avioni i paraparë për t’i dërguar sot në orët e para të mëngjesit grupin e dytë të besimtarëve tanë në haxh, megjithëqë ishte nisur me kohë drejt Prishtinës për t’i marrë besimtarët tanë, gjatë fluturimit ka pësuar defekt teknik, gjë që i ka pamundësuar arritjen në Prishtinë dhe si rezultat i këtij defekti besimtarët tanë ende janë në ambientet e aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Së bashku me besimtarët tanë, në aeroport janë edhe përgjegjësit e Haxhit nga Drejtoria e Haxhit, të cilët po e përcjellin situatën”, thuhet në postimin e BIK-ut.

“Drejtoria e Haxhit është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e kontraktuar “Jordan Aviation” që sa më parë të gjejë zgjidhje për nisjen e besimtarëve drejt destinacionit të tyre”, vijon ndër të tjera njoftimi i Bashkësisë Islame. /Lajmi.net/

Comments