Bilall Kasami: Listës së BESËS do t’i prijë rinia intelektuale e Maqedonisë

128

Moebel THEMA

billal

I ftuar në emisionin Argument në MTV 2, në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se BESA është e ngarkuar me një problem madhor me të cilin përballen shqiptarët e Maqedonisë, ngaqë siç është shprehur ai, shqiptarëve të Maqedonisë iu është marrë drejta më e shenjtë – e drejta për të votuar.

Pjesë e listës do të jenë më të mirët që i kanë shqiptarët e Maqedonisë, procesi do të mbyllet shumë shpejt dhe gjatë ditëve në vijim do të prezantohen të gjithë kandidatët e Lëvizjes BESA, ka bërë të ditur kryetari Kasami, njofton Sakte.net

Kriter bazë ka qenë përgatitja profesionale dhe integriteti moral, dimensioni etiko – moral, respektivisht një pjesë e konsiderueshme e listës së Lëvizjes BESA do të jetë rinia intelektuale e Maqedonisë, ka thënë Kasami.

Comments