BILALL KASAMI: ME “RILINDJE ME BESË”, DO TË PËRFUNDOJNË RASTET E MONTUARA PËR SHQIPTARËT

267

 

billalli

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në fjalimin e tij në konventën promovuese tha se sot është mundësia për të festuar 22 nëntorin- Ditën e Alfabetit, 2 vjetorin e Lëvizjes BESA, ndërsa do festohet edhe fitorja e “Rilindjes me BESË”.

“Po bëhen 25 vite që partitë kanë premtuar me platformat e tyre dhe kurë nuk kanë realizuar. Bëhen 25 vite që partitë politike na këshillojnë që të jemi të durueshëm, se të mirat nuk vijnë brenda natës, të njëjtit ata që vrapojnë për tu pasuruar brenda ditës. 25 vite shqiptarët e Maqedonisë, ëndërrojnë që të realizojnë ambiciet e tyre individuale dhe si komb. Por ata po ballafaqohen me raste të montuara si: Sopoti, Monstra, Lagjja e trimave. Ne themi që këtu se këto raste me Rilindje me BESË do të përfundojnë që këtu. Që sonte treguat ka përfunduar koha e atyre që kanë gënjyer”, tha Bilall Kasami

Comments