Bilall Kasami takohet me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar

224

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga dy nënkryetarët e partisë, Kastriot Rexhepi dhe Fadil Zendeli realizuan takim me ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe kontributin e Lëvizjes BESA si parti opozitare në këto momente të rëndësishme për vendin, siç janë ndryshimi i emrit dhe hapja e rrugës për në BE dhe NATO. Në këtë takim u bisedua edhe për përkrahjen që Lëvizja BESA ua jep reformave në vend me theks të veçant reformave në gjyqësor që vendi të ecë përpara dhe të ketë progres në të gjitha fushat.

Kryetari Bilall Kasami dhe Ambasadori Samuel Zhbogar u dakorduan që takime të tilla të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Comments