Bilall Kasami : Vdekja e Faik Mustafës një humbje e madhe për kombin shqiptar

158
fresco

Image result for bilal kasami
Lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së publicistit, shkrimtarit dhe gazetarit Faik Mustafa duke e quajtur atë jo vetëm një humbje për familjen e tij por një humbje për kombin shqiptarë transmeton Faktiditor.ch.

Me këtë rast Kasami është shprehur se “Me keqardhje pranova lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta shkrimtari dhe gazetari nga Tetova, Faik Mustafa. Vdekja e Faik Mustafës nuk është humbje vetëm për familjen e tij, por është një humbje e madhe për gjithë kombin shqiptar, e veçmas për pasuesit e çështjes kombëtarë, së cilës ai i shërbeu me aq përkushtim.
Prandaj, më lejoni që në emrin tim personal si dhe të Lëvizjes BESA t’ju shpreh ngushëllime për këtë humbje të madhe dhe t’ju lus që ato t’ia përcillni edhe familjes së të ndjerit.
Me keqardhje!
Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA”/Faktiditor.ch/

Comments