Bill Gates: Ja pse nuk do t’ua lë pasurinë 70 miliardë paundësh fëmijëve të mi

156

Bill Gates, themeluesi i Microsoft tha se pasi ai të vdes pasuria e tij prej 70 miliard £ nuk do të shkojë për 3 fëmijët e tij por për bamirësi.

Në një rrëfim për jetën e tij private në emisionin “This Morning” me prezantuesit Holly Willoughby dhe Ben Shephard, 60 vjeçari është shprehur se fëmijët e tij janë krenarë për vendimin e tij që paratë të shkojnë në ndihmë të të varfërve në botë.

Gates tha se dy vajzave dhe djalit të tij do t’u jepet një edukim i madh dhe një pjesë e parave, kështu që ata nuk do të jenë kurrë të varfër por do të kenë karrierën e tyre.

Pjesa tjetër e parave do të shkojë për bamirësi në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që financon projekte shëndetësore dhe arsimore në mbarë botën.

Gates dhe gruaja e tij Melina kanë 3 fëmijë së bashku, Jennifer 20 vjeç, Rory, 17 dhe Phoebe 14 vjeç.

Comments