
Zyrtarja për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë parti.Ajo në një shënim në Facebook ka theksuar se qëllimisht është publikuar një pjesë e bisedës, ku qëllimi ka qenë viktimizimi i deputetes Aida Dërguti, e cila Albin Kurtin e quajti muti.Tina Kurti ka theksuar se është shumë e ulët fshehja e disa personave pas saj, raporton Gazeta Blic.
Shënimi i plotë: Rrjedhja e informatave të pjesërishme dje në media, me të cilat u tentua që të demonizohen aktivistët nga Shqipëria e të viktimizohet Aida, ka pasë për qëllim t’i paraprijë kritikës që do t’i bëhej veprimit të saj, nga organet e Lëvizjes.Sa e ultë fshehja e personave të tjerë pas saj dhe shpifjet e pabesueshme.

