Biseda sekrete/ Duka dhe De Biasi u kapën mat kokë më kokë me njëri-tjetrin. A ishte kjo ajo që folën?
Pas ndërprerjes së ndeshjes së mbrëmshme në “Loro Boriçi” nga moti i rënduar gazetarët kanë kapur mat në një moment presidentin e FSHF, Armando Duka së bashku me trajnerin De Biasi që janë shkëputur për një moment nga pjesa tjetër stafit dhe kanë biseduar për disa minuta vetëm për vetëm me njëri-tjetrin.
Nga ajo që lexohej në fytyrat e tyre shihej qartë se De Biasi ishte më shumë i tensionuar kur po shpjegonte diçka Dukës por që kjo bisedë nuk është bërë publike.
Duka e dëgjonte me vëmendje De Biasin dhe po ashtu duket që ishte në stres.
Nga sa mund të hamendësohet biseda midis tyre ka qenë për orarin kur ishte më shumë i favorshëm për Shqipërinë të luhej ndeshja dhe për gjendjen e lojtarëve pasi vetëm disa minuta më vonë u bë publik lajmi se mbrojtësi berat Gjimshiti nuk ishte në gjendje të luante edhe pse ishe në fushë sot.
Ndërsa sulmuesi që u zëvendësua pa u ndërpresë ndeshja, Shkëlzen Gashi, e bëri vet publik lajmin se ishte i dëmtuar dhe do të udhëtonte drejt Amerikës për një riaftësim të gjendjes së tij fizike.