Bisedimet për emrin, optimizëm në Shkup dhe Athinë

224
fresco

Pas nje pauze trevjeçare, ndërmjetësuesi i Kombeve te Bashkuara….

Pas nje pauze trevjeçare, ndërmjetësuesi i Kombeve te Bashkuara për kontestin me emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, sot dhe neser në Bruksel do të ketë takim me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë.

Takimi është pjesë e përpjekjeve të KB-së që t’u ndihmohet të dyja palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit.

Raundi i ri vjen në një periudhë të klimës së përmirësuar politike midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe pritje optimiste nga Shkupi dhe Athina, por edhe nga Uashingtoni për t’i dhënë fund kontestit shumëvjeçar.

Comments