“Bit Pazari” për festat e Vitit të Ri, tregu i stërmbushur, por pak blerës (VIDEO)

281

Tregu i stërmbushur në Bit Pazar, por me pak blerës në ditët e festave të fundvitit.

Kështu shprehen shitësit kur pyeten se a po kanë punë për festa.

Disa prej tyre madje hedhin poshtë se ngritja e çmimeve të artikujve, është tezë e qëndrueshme.

Për ta, rënia e fuqisë blerësve, është shkaktari kryesor i “pazarit” të dobët në Bit Pazar!

“Njëjtë sikur vitin e kaluar  edhe sikur vitet tjera nuk ka asnjë ndryshim! Nuk ka lëvizje! Gjitha të njëjta janë si më herët nuk ka asgjë”, tha Nazmi Murati, shitës.

G: A mendoni se do e festoni vitin e ri më mirë këtë vit

“Nuk ka asnjë shenjë që është diçka më mirë, as nuk ka shitje as asgjë, as para nuk ka. Nuk ka fare interesim, tregu është i zbrazur”, u shpreh shitësi.

Edhe qytetarët ndajnë të njëjtin mendim.

Disa prej tyre mendojnë se kriza e thellë politike ndikoi në rritjen e papunësisë, e për këtë shkak edhe sofra e tyre është më pak e begatshme.

Ata që do të festojnë në shtëpi, thonë se nuk do ta kenë festën më të mirë, sesa që kishin vitin e kaluar, dhe se nuk u është përmirësuar mirëqenia.

“Nuk ma merr mendja është krizë e madhe, shtrenjtësi e madhe ma merr mendja vitin e ardhshëm do të jetë më mirë”, tha Naim Rrahmani, qytetar.

Tregtarët theksojnë se inflacioni ka ndikuar në rritjen minimale të disa produkteve bazike, por në përgjithësi thonë se ankesat për ngritje çmimesh në ditë festash, është e paqëndrueshme.

Për dallim nga tregjet e hapura, kompanitë e mëdha kanë pasur trend që t’i ulin çmimet e produkteve për fundvit./Tv21

Comments