Bitcoin po thyen rekorde

Bitcoin kaloi për herë të parë shifrën e 95,000 dollarëve, ende i nxitur nga “efekti Trump”, pasi tregu pret legjislacion më fleksibël dhe politika ekonomike që do të ishin të favorshme për të nën qeverinë e re të SHBA.
Kriptomonedha me kapitalizimin më të madh të tregut e kaloi atë prag rreth orës 01:24 GMT, duke vendosur një rekord të ri prej 95,004.50 dollarë përpara se të tregtohej me 94,907 dollarë pak më vonë.

Pas fitores së Donald Trump më 5 nëntor, vlera e Bitcoin u rrit me rreth 35 për qind.
Pas tejkalimit të nivelit të saj të marsit, më 10 nëntor, monedha dixhitale e rriti vlerën e saj mbi 80,000 dollarë dhe më 13 nëntor, ajo kaloi 90,000 dollarë.