
Më 13.10.2025 në orën 10:00 të mëngjesit në SPB Shkup, një burrë 35-vjeçar nga Kumanova raportoi se ishte mashtruar nga dy persona për shumën prej 1,110,000 denarësh.
Sipas denoncimit, personat e kanë kontaktuar atë në aplikacione mobile, duke u paraqitur si pronarë të disa makinerive ndërtimore, të cilat kumanovari ishte i interesuar t’i blinte.
Siç raportohet, pasi janë marrë vesh, ai, duke ndjekur udhëzimet e njërit person, ia ka dorëzuar paratë personit tjetër pa faturë zyrtare, po vetëm me fletëpagesë nga arka e një subjekti privat, dhe pasi e ka kontaktuar personin për të marrë makinerinë, i ka thënë se punonte vetëm dhe se duhej t’i kishte derdhur paratë në llogarinë e tij, e jo në dorë.
Gjithashtu, sipas denoncimit, ai e ka parë të njëjtën makineri të reklamuar për shitje, pas së cilës e ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për sqarimin e rastit.