Blerina Kllokoqi e veshur me figurën e Ibrahim Rugovës gjatë vizitës në Xhaminë e Sulejmanit në Turqi [Foto]
Stilistja e njohur kosovare Blerina Kllokoqi-Rugova, së fundmi ka udhëtuar në Stamboll të Turqisë.
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ajo ka vendosur të vizitojë një nga xhamitë më të mëdha të qytetit të vjetër turk.
Kreatorja kosovare dukej bukur dhe atraktive e veshur me një fund të shkurtër bluz, teksa në pjesën e sipërme mbante një bluzë të zezë me figurën e Ibrahim Rugovës.
Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory
Rugova është mbishkrimi në bluzën e saj, me çka i referohet mbiemrit të familjes së presidentit historik, pjesë e së cilit është edhe vet stilistja e njohur.
Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory
Blerina kurorëzoi dashurinë e saj me martesë 11 vite më parë me djalin e madh të presidentit Ibrahim Rugova, Mendim Rugovën.
Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory
Ky i fundit, është emëruar nga Qeveria e Kosovës si koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit. /Telegrafi/
Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory






