Pep Guardiola do të ketë në dispozicion 235 milionë euro për t’i shpenzuar në merkaton e verës dhe një pjesë të mirë të kësaj shume do ta harxhojë për një lojtar të vetëm.
Shprehja “blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit” pritet të njohë gjatë merkatos së verës një tjetër limit. Vjet, ishte Paul Pogba ai që vendosi rekordin e ri, kur u transferua nga Juventusi për te Manchester United për 100 milionë euro.
Por ky transferim, më i shtrenjti aktualisht në futboll, pritet të mbajë këtë vend edhe për pak muaj. Do të jetë një tjetër skuadër e Manchesterit, këtë herë ajo e City, që pritet të thyejë rekordin e Pogba.
Pep Guardiola do të ketë në dispozicion 235 milionë euro për t’i shpenzuar në merkaton e verës dhe një pjesë të mirë të kësaj shume do ta harxhojë për një lojtar të vetëm.
Ai është Dele Alli, që pritet të lërë Tottenham dhe të kalojë te Manchester City, që është gati të paguajë 105 milionë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit sezonin tjetër.
Lajmin e kanë konfirmuar sot mediat britanike, që zbulojnë se City është gati të bëjë çmendurinë në merkato për të marrë mesfushorin britanik, që prej dy sezonesh po shkëlqen në Premier League.
Ndaj, për t’ia dalë mbanë e të mposhtin konkurrencën (Alli kërkohet edhe në Spanjë), Guardiola është gati të ofrojë këtë shifër të çmendur te Tottenham për të marrë Dele Alli, që është një lider te skuadra e tij. Kësaj shifre akush nuk mund t’i thotë “JO”…