Blerja që mund të “trondisë”, burri i modeles pretendon blerjen e klubit të Premier Ligës angleze

105

Lee Andrews, burri i katërt i Katie Price modeles dhe personazhit të njohur britanik pretendon se po përgatitet të blejë klubin e futbollit Chelsea vetëm katër vjet pas blerjes së tij për 4.25 miliardë paund.

Biznesmeni me bazë në Dubai tha për mediat se “paratë janë aty” dhe se plani i tij është ambicioz, por duhet verifikuar nga autoritetet, transmeton Indeksonline.

Klub aktualisht renditet i gjashti në Premier League, 22 pikë larg Arsenalit.

Një burim i afërt me çiftin u shpreh me skeptikizëm për Daily Mail: “Nuk di asgjë për këtë… por dyshoj shumë që të ndodhë.”

Comments