Bllokohen 26 tonë mish pule në Shqipëri

353

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bën të ditur se ka bllokuar 26 tonë mish pule me origjinë nga Brazili në pikën kufitare të Durrësit. Dyshohet se sasia e bllokuar ka prani të salmonelës dhe bllokimi i ngarkesës është bërë pas rezultateve të analizave të bëra nga ISUV.

Sipas AKU-se, ngarkesa me mish pule me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese AMG mbërriti në Shqipëri më datë 3 maj 2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar u morën mostra për t’u analizuar pranë ISUV.

Rezultatet e dala më 10 maj ka nxjerrë se mishi i pulës ka prezencë të salmonellaspp.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon se sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në Pikën kufitare të Durrësit, për procedura të mëtejshme.

Comments