Fluksi i madh i turistëve nga Kosova për në Shqipëri ka shkaktuar kolonë të gjatë në Rrugën e Kombit.
Rruga e Kombit po përballon një fluks të madh automjetesh në këto ditë të nxehta vere. Mijëra shqiptarë të Kosovës apo dhe Maqedonisë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri.
Në Morinë është bërë një radhë kilometrike.