Bogovina, një muaj pa kryetar të komunës

275

Që prej një muaji, komuna e Bogovinës vazhdon të jetë pa ushtrues detyre, kryetar i komunës, pas vrasjes së të parit të kësaj komune Hazbi Idrizit. Këshilli i komunës, në mbledhjen e fundit dështoi të zgjedh ushtruesin e detyrës, për shkak të numrit të barabartë të këshilltarëve. Si pasojë e për shkak të mungesës së disa këshilltarëve. lë shtat pro, shtatë kundër dhe një i përmbajtur. Për pasojë pa pagesa kontributesh dhe rroga, kanë mbetur rreth 500 arsimtarë, punonjës të administratës dhe të tjerë që punojnë në kuadër të kësaj komune, shkruan Alsat-M transmeton Zhurnal.mk

Ndërkohë, sipas bisedës që zhvilluam me kreun e këshillit të komunës së Bogovinës, Safet Imeri, i njëjti, edhe pse nuk pranoi të del para kamerës, ai tha se jemi drejtë zgjidhjes dhe brenda një apo dy ditësh pritet që të thirret seanca e radhës dhe të zgjidhet ushtruesi i detyrës, kryetar në këtë komunë, pas ndërrimit jetë të tanimë të ndjerit Hazbi Idrizi”.

Disa nga këshilltarët kërkuan nga kryesuesi i këshillit Safet Imeri zgjidhjen e ngërçit në Komunë.

Në bazë të nenit 41, pika e dytë e rregullores së këshillit komunal, kërkojnë konvokim urgjent të seancës,me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e Ushtruesit të Detyrës kryetar i komunës së Bogovinës, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale”

Nga Ministria e Pushtetit Lokal kërkojnë që këshilltarët komunal të lënë anësh inatet politike dhe të zgjidhin problemin.

Këshilltarët të heqin dorë nga inatet politike

Mos t’i lënë pa paga të punësuarit në Komunë

Të zgjedhin u.d. deri në mbajtjen e zgjedhjeve

Më gjashtë maj pas një zënke verbale në një lokal afër Komunës Q.A. kishte shtënë ndaj kreut të Komunës së Bogovinës Hazni Idrizi i cili kishte ndërruar jetë rrugës për në spital.

Comments