Bojanë, mbahet Festivali i Rrushit

482

Nën moton “Bukë, rrush e zemër” u organizua edhe këtë vit Festivali i Rrushit të Bojanës…

Vreshtaria për shumë banorë të fshatit Bojanë është burim i vetëm i ekzistencës, andaj nëpërmjet këtij festivali bojanasit synojnë që të zgjerojnë tregun e tyre.

“50 vite jemi bërë idare me këtë rrush, mirëpo këtë festival që e bëjmë tani sivjet është viti i tretë me radhë. Prej se e organizojmë këtë festival është zmadhuar shitja e rrushit të Bojanës dhe kemi interesim për ta shtuar sa më tepër”,- deklaroi vreshtari, Ilaz Dauti.

“Komuna e Sarajit është një komunë e madhe dhe mendojmë që këto evenimente shumë i përkrahin produktet vendore në Komunën e Sarajit”,- u shpreh biznesmeni, Metush Abazi.

Ky festival bëhet me qëllim të promovimit të produkteve vendore të Sarajit, ndërsa kryetari i kësaj komune, Bekim Murati, apeloi që edhe vendbanimet tjera të organizojnë kësi lloj aktivitete. Ky festival edhe shumë aktivitete tjera janë pjesë e programit komunal të komunës së Sarajit.

“Gjithsesi se duhet të bëjmë edhe më shumë, kjo duhet të jetë edhe një stimul për vendbanimet tjera që të bëjnë aktivitete të ngjashme duke promovuar ata prodhime të cilat janë karakteristike për ato vendbanimet”,- theksoi kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Festivali u shoqërua me këngë folklorike dhe valle nga shoqëri të ndryshme kulturore artistike.

Comments