Boksit profesionist i shtohet edhe një Krasniq

292
fresco

midle

Boksit profesionist do t’i shtohet edhe një boksier me mbiemrin Krasniqi, shkruan sot Koha Ditore.

Qëndrim Krasniqi, vëllai i boksierit të famshëm junikas Haxhi (Robin) Krasniqi, do të ngjitet në ring më 19 nëntor në Munih, për të bërë debutimin e tij në profesionalizëm.

Qëndrimi 18-vjeçar në një përballje në katër raunde do të ndeshet me serbin Anando Agoviq, që në ringun profesionist ka tri fitore e katër humbje. Edhe Agoviq është 18-vjeçar.

Comments