Bolt fiton medaljen e artë të tretë olimpike në 100 metra

327

Bolt fiton medaljen e artë të tretë olimpike në 100 metra

Xhamajkiani Usain Bolt ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro në garën prej 100 metrave, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara është mbajtur në stadiumin olimpik në Rio. Bolt me kohën prej 9.81 sekondave ishte më i shpejti.

Për të kjo është medalja e tretë olimpike e arit në garën prej njëqind metrave, për shkak të cilës ai shkroi historinë dhe u bë sportisti i parë të cilit i jepet kjo medalje në këtë garë.

Justin Gatlin fitoi medalje argjendi me kohën prej 9.89 sekondave, kanadezi Andre de Grasse, i cili garën e përfundoi me kohë prej 9.91 sekondave, fitoi medaljen e bronztë.

Comments