‘Bomba’ nga Anglia: Tani po e kuptojmë pse Ferguson nuk e pëlqente Pogba

272

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, është kritikuar nga legjenda e Liverpoolit, Greame Souness, i cili e akuzuar francezin se është shumë vetjak dhe luan vetëm e vetëm për mbajtur çmimin e shitjes sa më të lartë që është e mundur.

“Djajtë e kuq” nuk e kanë filluar shumë mirë sezonin e ri të Premierligës, duke i humbur dy nga tri ndeshjet që i kanë pasur deri më tani. Humbja me rezultat 3-0 në shtëpi kundër Tottenhamit ka bërë që të ketë edhe më shumë kritika mbi trajnerin Jose Mourinho dhe yllin e skuadrës, Paul Pogba.

Përkundër performancave të tij mbresëlënëse me Kombëtaren e Francës për Kupën e Botës në Rusi, ai nuk ka arritur t’i përsërisë ato performanca edhe për klubin e tij, Manchester United. Ai kishte qenë kapiten për dy ndeshjet e para të sezonit, por legjenda e klubit anglez, Paul Scholes, e kishte kritikuar atë që nuk po sillet si lider.

Tani, Souness ka thënë se nuk beson që 25-vjeçari i është kthyer formës së tij me Francën, dhe madje nuk mendon se Pogba duhet të jetë titullar në skuadrën e Mourinhos, nëse vlerësohen në bazë të performancave.

“Paul Pogba luan për veten e tij, atij i intereson si duket, të na tregojë neve se sa i mençur është ai. Mendoj se ai përfshihet në lojë vetëm për t’ia mbajtur as më të lartë çmimin e shitjes, sepse përndryshe ai nuk e meriton atë vend”, ka thënë Souness.

“Ndoshta tani jemi duke e parë lojtarin vetjak të cilin Fergusoni nuk e kishte pëlqyer”.

Comments