Bomba nga Franca: Deschamps në listë për t’u bërë trajner i Realit
Real Madridi po rrezikon të mbes pa trofe edhe këtë sezon.
Eliminimi nga Kupa e Mbretit, diferenca e madhe me Barcelonën në La Liga dhe eliminimi i mundshëm në Ligën e Kampionëve po e bëjnë që Arbeloa të jetë pranë shkarkimit.
Sipas “RMC Sport”, Reali ka vënë një emër befasues në listë, atë të Didier Deschamps i cili do të jetë i lirë pas përfundimit të Botërorit.
Deschamps, është një nga trajnerët legjendarë të “Les Bleus”, pasi që ka fituar Botërorin me Francën në vitin 2018 si dhe kishte luajtur në finale të Euro 2016 dhe Botërorit 2022./IndeksOnline/

