Bombë dore ka shpërthyer në lagjen Maxhari të Shkupit



Mbrëmë rreth 15 minuta pas mesnate në lagjen Maxhari të Shkupit, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Nga policia deklarojnë se bomba ka shpërthyer në afrësi të shtëpisë së D.S (56) të cilit i’a ka thyer dritaret e shtëpisë.
Gjithasthu në këtë shpërthim është dëmtuar edhe një veturë në pronësi të M.T (21).
Por ky shpërthim ka kaluar pa pasoja në njerëz.