Bombë e rreme mbajti Ivanovin në Aeroportin e Shkupit

Aeroplani i kompanisë “Turkish Airlines” sonte nuk fluturoi nga aeroporti i Shkupit për në Stamboll nën dyshimin se kishte bombë, por pas kontrollit ishte i rremë dhe asgjë serioze.
Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim dhe sektori për antiterrorizëm e lejoi aeroplanin e “Turkish Airlines” të fluturojë për në Stamboll.
Jozyrtarisht, në një qese e njërit prej udhëtarëve, shtetas turk, u zbulua pajisje e padeklaruar elektronike.
Aeroplani shpejt u shkarkua dhe menjëherë u dërgua në një vend të sigurt, njofton Tetovasot.
Pas kontrollit të hollësishëm të avionit dhe bagazheve të udhëtarëve, në kontrollin ajror në Petrovec është konfirmuar se aeroplani është i sigurt.
Në aeroplanin e linjës nga aeroporti i Shkupit për në Stamboll ishte edhe Ivanovi dhe delegacioni i tij, në të cilën kishte edhe gazetarë, të cilët nga Stambolli do të fluturonin për në Madagaskar.

